Bota

Vuçiç tha se nuk do të dihet numri i saktë, Mustafi: President jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Serbi

Në një postim në Facebook, Mustafi u shpreh se deklaratat e Vuçiç nuk ndihmojnë në procesin e regjistrimit si dhe nxisin tensionim të situatës. Më tej, Mustafi ka thënë se në Serbi janë mbi 100 mijë shqiptarë dhe se kjo do të dëshmohet edhe përmes procesit të regjistrimit.

26 Tetor 2022, 17:30 Nga d.a.
Vuçiç tha se nuk do të dihet numri i saktë, Mustafi:
Ragmi Mustafi

SERBI- Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginën të Preshevës, Ragmi Mustafi i është përgjigjur deklaratës së presidentit serv Aleksandër Vuçiç në lidhje me numrin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.

Në një postim në Facebook, Mustafi u shpreh se deklaratat e Vuçiç nuk ndihmojnë në procesin e regjistrimit si dhe nxisin tensionim të situatës. Më tej, Mustafi ka thënë se në Serbi janë mbi 100 mijë shqiptarë dhe se kjo do të dëshmohet edhe përmes procesit të regjistrimit.

"Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane. Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë."-ka shkruar Mustafi.

Në një prononcim presidenti Vuçiç tha se pas regjistrimit, i cili po vijon ende, nuk do të dihet me saktësi numri i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

Postimi i plotë:

Z.Vuçiç, shqiptarë në Luginë nuk janë aq sa ju dëshironi, nuk janë as 1118 shqiptar sa keni pretenduar për vite, janë shumë, shumë më shumë.
Në një prononcim Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paska thënë që “pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.”
Deklaratat e tilla, përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Z. President nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011.
Deklarimet e tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë.
Z.President, lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht!
Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane.
Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë.

 Regjistrimi i popullsisë për shqiptarët në Serbi po bëhet pas dy dekadave. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë që u organizua në vitin 2011, për shkak se nuk u respektuan kërkesat e tyre. Në regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2002, ku morën pjesë shqiptarët janë evidentuar 56 mijë banorë.

ragmi mustafi aleksander vucic shqiptaret e serbise lugina e presheves

Sondazh

Poll