Bota

Sulm i armatosur në një vend të shenjtë në Iran, të paktën 15 të vdekur dhe shumë të plagosur

Tre persona të armatosur filluan një "sulm terrorist", pa dhënë detaje mbi numrin e të vdekurve apo të plagosurve. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e dy prej tre autorëve, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur gjatë operacionit të arrestimit. Sulmuesi i tretë është në kërkim nga forcat e sigurisë.

26 Tetor 2022, 17:56 Nga d.a.
Sulm i armatosur në një vend të shenjtë në Iran,
Sulm ne Iran

IRAN- Të paktën 15 persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një sulm në një vend të shenjtë në Shiraz të Iranit në një sulm të dyshuar si terrorist.

Sipas Mizan Online, faqja e internetit e Autoritetit Gjyqësor të Iranit, tre persona të armatosur filluan një "sulm terrorist", pa dhënë detaje mbi numrin e të vdekurve apo të plagosurve.

Në një përditësim më të fundit, agjencia e lajmeve Fars raportoi se personat e armatosur hapën zjarr ndaj pelegrinëve kur ata hynë në tempullin e shenjtë të Shah Serag, ndërsa një grua dhe dy fëmijë ishin midis të plagosurve.

Autoritetet kanë vijuar arrestimin e dy prej tre autorëve, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur gjatë operacionit të arrestimit. Sulmuesi i tretë është në kërkim nga forcat e sigurisë.

Sipas Fars, terroristët nisën të qëllonin me kallashnikov teksa po hynin në oborrin e tempullit. Agjencia IRNA raportoi se sulmuesit vepruan si "terroristë tekfiri". Termi përdoret nga Teherani për të përshkruar ekstremistët sunitë si luftëtarët e Shtetit Islamik.

sulm ne iran 15 te vdekur ne iran

Sondazh

Poll