Bota

Osmani për çështjen e targave: Nuk ka presion nga ndërkombëtarët për shtyrjen e afatit

Osmani u shpreh se nuk ka patur ndonjëherë presion nga ndërkombëtarët për këtë çështje, pasi sipas saj, gjithçka që vjen nga “miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundshëm”.

26 Tetor 2022, 18:06 Nga d.a.
Osmani për çështjen e targave: Nuk ka presion nga
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur dhe njëherë për çështjen e targave, vetëm 4 ditë para skadimit të afatit për riregjistrimin e tyre.

Osmani u shpreh se nuk ka patur ndonjëherë presion nga ndërkombëtarët për këtë çështje, pasi sipas saj, gjithçka që vjen nga “miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundshëm”.

“Nuk do ta quaja presion. Gjithçka që vjen nga miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundshëm. Natyrisht që sikur ne, si liderë institucional të Kosovës, ashtu edhe miqtë tanë, qëllim kemi që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë e përtej”.-tha Osmani.

Presidentja shtoi se ajo nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e targave, ku ritheksoi dhe njëherë qëndrimin e saj kundër shtyrjes së afatatit të regjistrimit.

“Sa i përket qëndrimit tim rreth targave e kam thënë para tri-katër ditësh. Kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe në koordinim me partnerët tanë do ta gjejmë një zgjidhje, ku qytetarët serbë nuk do të ndihen as të kërcënuar, as të frikësuar, sepse qëllimi është i mirë për ta”, ka thënë presidentja Osmani.

Besohet se afër 10.000 makina me targa me akronime serbe të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PZ, PR, qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe. Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa të tilla nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e shtetit.

vjosa osmani reciprociteti i targave

Sondazh

Poll