Bota

Zyra e Kurtit jep njoftimin, zv.kryeministri Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë drejt Beogradit

Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrisë e cila njoftoi se Bislimi do të flasë në konferencë për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.

26 Tetor 2022, 17:04 Nga d.a.
Zyra e Kurtit jep njoftimin, zv.kryeministri Besnik Bislimi nesër do
Kurti dhe Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi do të udhëtojë nesër drejt Beogradit ku do të marrë pjesë në një konferencë.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrisë e cila njoftoi se Bislimi do të flasë në konferencë për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15”, njofton ZKM-ja. 

besnik bislimi albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll