Sport

VIDEO/ Në Gjakovë, tifozët këndojnë Himnin Kombëtar shqiptar dhe fishkëllejnë atë të Kosovës, në sallë edhe parrulla nacionaliste

Tifozët gjakovarë, në derbin e basketbollit kosovar të Superligës, shpalosën edhe një parullë nacionaliste: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, ndërkohë që dogjën edhe një flamur serb.

26 Tetor 2022, 11:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Në Gjakovë, tifozët këndojnë Himnin

KOSOVE - Vëllaznimi dhe Trepça, zhvilluan një ndeshje spektakolare basketbolli në fundjavë në palestrën e stërmbushur “Shani Nushi” në Gjakovë.

Tifozët gjakovarë ndërkohë në derbin e Superligës e shpalosën një parullë nacionaliste: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, ndërkohë që dogjën edhe një flamur serb.

Por, një skenë e habitshme që u pa dhe u dëgjua në këtë palestër, e që nuk u bë e madhe, ishte ajo që ndodhi në momentin e intonimit të himnit të Republikës së Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Tifozët gjakovarë në kor e vërshëllyen dhe e kontestuan himnin e Kosovës dhe më pas, ata filluan ta intononin Himnin kombëtar shqiptar. Mungesa e respektit ndaj himnit shtetëror është kritikë, jo vetëm për tifozët gjakovarë, por për të gjithë ata tifozë që e praktikojnë një gjë të tillë, shkruan “Gazeta Express”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll