Sport

Champions League/ Klopp, optimist: “Po përpiqemi të shtrëngojmë bulonat”...

Pas një rrugëtimi të vështirë në Premier League, Liverpool shpreson të rifillojë marshimin përpara në transfertën ndaj Ajax Amsterdam këtë të mërkurë (21:00). Trajneri gjerman ka shpjeguar se po bën gjithçka që është e mundur për të përmirësuar ekipin.

26 Tetor 2022, 10:50 Nga DOSJA

Champions League/ Klopp, optimist: “Po përpiqemi të

ANGLI - I mposhtur fundjavën e kaluar nga Nottingham Forest në Premier League (0-1), Liverpool është në vendin e tetë zhgënjyes në renditje, çka nuk e bën udhëtimin e tij këtë të mërkurë drejt Amsterdamit në kushtet më të mira.

Jürgen Klopp, megjithatë, nuk e bëri alarmante paraqitjen e ekipit të tij këtë fundjavë në konferencën për shtyp. “Ne humbëm ndaj Nottingham Forest në një lojë të çuditshme.  Disa lojtarë u dëmtuan, të tjerët nuk u lejuan të luanin edhe pse ishin aty, them kështu sepse ju luani kundër një skuadre që mbrohet ulët dhe humbisni, një ndeshje që duhet ta kishit fituar”,- komentoi tekniku gjerman të martën.

Megjithatë, Jürgen Klopp mbetet optimist dhe kërkon standarde më të larta nga lojtarët e tij. “Pra, a pres që ne të luajmë më mirë dhe më konsistente? Po. A jam gati të ndërmarr hapat e nevojshëm për ta arritur këtë? Po. Rregullsia në performancë nuk bie nga qielli, duhet të punosh dhe t'i përkushtohesh për një kohë të gjatë dhe këtë po bëjmë,- tha ai për mediat. 

Ne punojmë dhe përpiqemi të shtrëngojmë bulonat dhe do ta bëjmë pa u nervozuar apo pa menduar se diçka po na shkon kundër. Ne e dimë se situata është e vështirë, do të jetë përballë Ajax të nesër të mërkurën në transfertë, por mendoj se ka kuptim të jem optimist dhe jam,”- ka deklaruar trajneri gjerman.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll