Politike

Strategjia kombëtare e rinisë, Muzhaqi: Nisin programet jashjë shkollore, kemi shtuar programin e vetëmbrojtjes

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se ky program do të nisë fillimisht në 200 shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

26 Tetor 2022, 13:35 Nga A.B
Strategjia kombëtare e rinisë, Muzhaqi: Nisin programet jashjë
Bora Muzhaqi

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim, përmes së cilit do të nisë një program jashtëshkollor në 9-vjeçaret dhe gjimnazet e vendit për orë shtesë në arte, zeje, pikturë e teknologji. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se ky program do të nisë fillimisht në 200 shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin. Programet do të jenë falas mirëpo do duhet leja e prindërve që fëmijët të mund t'i ndjekin ato.

'Sot miratuam strategjinë kombëtare të rinisë pas një viti të gjatë pune. Tashmë kemi dokumentin final, parashikon të gjitha politikat e nevojshme për të projektuar një të ardhme të mirë. Fuqizimi i të rinjve është qëllimi i parë. Krijimi i këshillave rinorë vendore është krijimi i parë. Përvec kësaj kemi dhe këshillat kombëtare rinore.  Me agjensinë kombëtare të rinisë kemi rritur transparencën 

Qellimi 2 lidhet me rritjen e aftësive profesionale të të rinjve. Një nga programet që po investojmë është kodimi. Në fushën e teknologjisë mund të punosh nga Shqipëria për vendet e huaja. Qëllimi i 3. Pjesa mirëqënies. Kemi një sërë programesh, psikologë nëpër shkolla. Programi pas orarit mësimore, që nga toka e bujqësia, teknologjia. Të gjithë fëmijët do të marrin pjesë për sa kohë dëshirojnë dhe marrin leje nga prindërit, është falas, do i aksesojnë në kushtet e shkollës. Programi i 2 lidhet me ekipet sportive. Ky ka si fokus krijimin e grupeve sportive, në basketboll dhe volejboll. Dhe ky program ofrohet falas. 

Kemi rritje interesi për fuqizimin e tyre. Kemi një program të vetëmbrojtjes, se si ta kuptojnë se janë në një situatë rreziku, si të mbrohen në aspektin e të vrapuarit e të larguarit nga situata. Kjo fillon nga klasa e 5-të e lart.'- u shpreh ministrja.

vkm 26 tetor 2022 bora muzhaqi

Sondazh

Poll