Sport

Guardiola, i shqetësuar: “Të humbësh kaq shumë penallti është problematike”...

Manchester City siguroi vendin e parë në grupin e tyre të martën me barazimin ndaj Dortmundit (0-0). Megjithatë, anglezët mund të kishin fituar nëse Riyad Mahrez nuk do të gabonte te penalltia.

26 Tetor 2022, 10:30 Nga DOSJA

Guardiola, i shqetësuar: “Të humbësh kaq shumë

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, pas barazimit (0-0) ndaj Dortmundit të martën në Champions League, në konferencën për shtyp ka shprehur shqetësimin e tij për ekzekutimin me të meta të penalltisë, këtij elementi mjaft të rendësishëm teknik: 

“Që kur kam qenë në detyrë (2016), kemi humbur 24 apo 25 penallti dhe kjo është problematike!  Ne duhet të përmirësohemi në këtë ushtrim,”- u shpreh spanjoli.

Ai gjithashtu tregoi edhe për zëvendësimin e sulmuesit norvegjez pas përfundimit të pjesës së pare: “Për sa i përket zëvendësimit të Haaland me Bernardo Silvan në pjesën e pare, arsyeja ishte se Erling kishte pak ethe para fillimit të ndeshjes dhe ishte i lodhur kështu që bëra ndryshimin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll