Sport

Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit në tokën arabe, zbulohet formacioni i trajnerit Reja

Kombëtarja nën drejtimin e trajnerit, Edoardo Reja i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të mërkurën në Abu Dhabi kundër Arabisë Saudite

25 Tetor 2022, 19:36 Nga DOSJA

Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit në tokën arabe,

ABU DHABI- Kombëtarja nën drejtimin e trajnerit, Edoardo Reja i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të mërkurën në Abu Dhabi kundër Arabisë Saudite, që do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

FORMACIONI I SHQIPËRISË

Në portë do të jetë Selmani. Mbrojtja përbëhet me tre, e gjitha me lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar: Gurishta, Bitri dhe Turkaj. Në mesfushë: Hadroj nga e majta, Albion Marku nga e djathta. Mala, Muçolli dhe Deliu do të kompletojnë repartin. Në sulm do të jenë Cikalleshi dhe Xhixha.

Ndeshja nuk do të transmetohet në TV, ashtu siç ka kërkuar Arabia Saudite, një kërkesë specifike. Më 9 nëntor kuqezinjtë do të kenë një tjetër miqësore, atë me Katarin e cila do të luhet në Spanjë.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia arabia saudite

Sondazh

Poll