Sport

Goditja me kokë e Zidane, Domenech kujton finalen e 2006: "Duhet të përjashtohesha 10 vjet për atë që i thashë arbitrit"

Raymond Domenech nuk harron goditjen me kokë të Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi në finalen e Kupës së Botës 2006 mes Francës dhe Italisë.

25 Tetor 2022, 16:39 Nga DOSJA

Goditja me kokë e Zidane, Domenech kujton finalen e 2006: "Duhet

FRANCË- Raymond Domenech nuk harron goditjen me kokë të Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi në finalen e Kupës së Botës 2006 mes Francës dhe Italisë. 70-vjeçari, i cili në atë kohë ishte trajner i kombëtares franceze, mendon sërish episodin disa netë dhe reflekton se çfarë mund të kishte bërë për të shmangur atë “katastrofë”. Francezi, në prag të Kupës së Botës 2022, ka dhënë një intervistë të gjatë për Olé. Trajneri ka variuar mes temave të ndryshme, nga Gjermania 2006 tek Messi deri në Katar 2022.

Trajneri kujton se si i ka jetuar ato momente dhe rrëfen se e mendon shpesh episodin dhe çfarë mund të kishte bërë: “Ishte si kur u rrëzua një avion. Ajo që ndodhi ishte një katastrofë dhe nuk është vërtet e shpjegueshme. Nuk kishte probleme, skuadra ishte mirë, askush nuk e di saktësisht pse ndodhi. Dikush duhej të fliste me Zidane për të ulur presionin e gjakut. Ishte ndeshja e tij e fundit, presioni ishte shumë i madh për të. Ndonjëherë zgjohem gjatë natës dhe i them vetes 'sikur të kisha folur më shumë me të më parë, për të shpjeguar se çfarë mund të ndodhte'. Por nuk mund ta imagjinoja se do të përfundonte kështu”.

Trajneri pranon se mund të kishte bërë më shumë, por gjithashtu pranon se ka fyer arbitrin: “Nëse njerëzit do të kishin dëgjuar gjithçka që i thashë arbitrit në atë moment, do të isha skualifikuar për 10 vjet. Por kjo është historia e tij, Zidane nuk ka folur kurrë me askënd për këtë dhe nuk dëshiron. Askush nuk do ta dijë kurrë se çfarë i kaloi në kokë”.

Më pas francezi zbulon se cili, sipas tij, është lojtari më i mirë në histori: “Për mua Messi është lojtari më i jashtëzakonshëm që kam parë ndonjëherë, ai është i aftë të bëjë gjëra që nuk janë parë më parë. Ka lojtarë që bëjnë gjëra interesante, por ai bën gjëra që nuk i kemi parë kurrë më parë."
Por kush do ta fitojë Kupën e Botës 2022? Domenech beson se janë tre kombëtare kandidatë për triumfin. Ish-trajneri, megjithatë, ka dy preferenca: “Fatmirësisht, në Paris kemi tre lojtarë që mund të fitojnë Kupën e Botës këtë vit: Messi, Neymar dhe Mbappé. Të tre mund ta fitojnë atë. Por më i miri nga të gjithë tani është Messi. Nuk e di nëse do të kenë një ekip të aftë për ta bërë këtë herë. Por nëse Messi do të fitonte Kupën e Botës, unë do të jem ende i lumtur, edhe nëse Franca nuk fiton”.

E.Ç (Dosja.al)

domenech franca italia zidane

Sondazh

Poll