Sport

Operohet Florentino Perez, nuk udhëton me skuadrën për transfertën e Leipzig-ut

Florentino Pérez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm mëngjesin e së martës në një nga mushkëritë e tij (hoqi një nyjë).

25 Tetor 2022, 16:19 Nga DOSJA

Operohet Florentino Perez, nuk udhëton me skuadrën për

SPANJË- Florentino Pérez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm mëngjesin e së martës në një nga mushkëritë e tij (hoqi një nyjë). Ndërhyrja e planifikuar për ditën e sotme u krye në Spitalin Universitar Puerta de Hierro në Majadahonda dhe përfundoi rreth orës 11:30.

Perez, 75 vjeç, ishte i pranishëm në ndeshjen Real Madrid-Sevilla të shtunën, por tani do të duhet të pushojë për disa ditë përpara se të kthehet në punën e tij të përditshme. Për shkak të procedurës, padyshim që ai nuk mund ta shoqëronte skuadrën në transfertë përballë Leipzig, për raundin e parafundit të fazës së grupeve të Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

florentino perez real madrid

Sondazh

Poll