25 Tetor 2022, 15:33
Nga DOSJA

FRANCE - Shifrat mbështesin Neymarin. Braziliani e filloi sezonin e tij të gjashtë te PSG në një mënyrë që nuk mbahet mend, me të dhëna stratosferike për sa i përket golave dhe asistimeve. Këtë të martë ai rikthehet në Champions League, pasi humbi ndeshjen e fundit të Ligue 1 për shkak të pezullimit. A është e gjitha lumturi për Neymar? Disa ende dyshojnë.
Këtë të martë, Neymar ishte në kopertinën e ‘L'Èquipe’, në të cilën theksohet se ky është sezoni i tij më të mirë po e kalon te Paris, që ku mbërriti nga Barcelona, si nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit për 222 milionë euro. Diçka që deri më sot askush nuk ka arritur ta kapërcejë. Por në gjashtë vitet e tij në PSG, ai nuk u pa kurrë kështu: 12 gola dhe 9 asistime në 16 ndeshje për PSG. Kupa e Botës në Katar 2022, e cila zhvillohet në nëntor dhe dhjetor, ka ndihmuar gjithashtu rritjen e performancës së tij.

Megjithatë, Neymar ende duhet të pushtojë zemrat e tifozëve të PSG-së. Në një intervistë në ‘L'Èquipe’, një ish-futbollist, si braziliani Zé Roberto, jep arsyet pse kjo nuk ka ndodhur dhe, sipas tij, po afrohet një divorc që do të vijë më shpejt se sa pritej. "Ndjej se fansat e tij nuk e pranuan kurrë atë 100%. Por është faji i tij. Është për shkak të sjelljes së tij. Marrëdhënia mes Neymar dhe Parisit është dëmtuar dhe divorci po vjen. E shoh atë të luajë Kupën e Botës, të përfundojë sezonin dhe më pas të largohet."
Neymar nuk po ndihmohet nga gjithçka që rrotullohet rreth Mbappé. Çdo gjest dhe çdo veprim mes brazilianit dhe francezit, shikohet në detaje. "Episodi i penalltisë është i pashmangshëm. Ka aq shumë ego, sa është normale që gjërat të nxehen. Në fushë shohim pasime që nuk vijnë, duket... Është një mesazh negativ për pjesën tjetër të ekipit. Duket sikur Neymar dhe Mbappé nuk i interesojnë golat e ekipit, kështu që dobësohet ekuilibri i grupit.
Ndërkohë, Leo Messi është pikërisht në mes të të dyve. Argjentinasi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me brazilianin, siç u pa te Barcelona dhe është ruajtur edhe tani kur janë bashkë te PSG. ‘Pleshti’ ka marrëdhënie edhe me Mbappé, siç u tregua në ndeshjen e fundit të PSG-së kundër Ajaccio. Tre yjet duhet të kërkojnë një mirëkuptim, që duhet të shihet në fushë për të arritur qëllimet e mëdha të PSG-së: të fitojë Ligue 1 dhe Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 Tetor 2022, 15:11
SHBA - “Ariu doli me vrap nga pemët. Unë as nuk e pashë atë, derisa ishte pikërisht përballë meje, por dëgjova p...
Sport
25 Tetor 2022, 14:39
ITALI - Prokurori Publik i Torinos njoftoi dje 16 të dyshuarit (përfshi klubin si person juridik, Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe&nb...
Sport
25 Tetor 2022, 13:13
TURQI- Është me të vërtetë një luftë mes Mauro Icardit dhe Wanda Nara-s. Ish-lojtari i Paris Saint-Germain ka vendosur t&eu...
Sport
25 Tetor 2022, 12:45
ITALI - Brahim Díaz aktualisht është emri i duhur i kampionëve të Serisë A, Milanit, një skuadër që sot pë...
Sport
25 Tetor 2022, 12:13
SPANJE - Real Madrid planifikon sezonin e ardhshëm dhe një nga skenarët është që Toni Kroos të jetë...
Sport
25 Tetor 2022, 12:03
FRANCË- “Paul Pogba më rrëfeu se donte të zhdukej, nuk donte të luante më futboll. Ai kishte frikë për familjen ...
Sport
25 Tetor 2022, 11:34
ANGLI - Gjithçka dukej se lidershipi i “Këpucës së Artë” deri tani ishte në duart e Erling Haaland, ...
Sport
25 Tetor 2022, 11:01
FRANCE - Paris Saint-Germain tashmë po punon për rinovimin e Lionel Messit. Siç raporton ‘Le Parisien’, klubi fra...
Sport
25 Tetor 2022, 10:38
FRANCE - I zhdukur nga muzeu ‘Grévin’ për disa vite, Zinédine Zidane u kthye atje të hënën në mbrëmje....
Sport
25 Tetor 2022, 10:14
Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani
KATAR - Shteti i Katari po përballet me një fushatë "të paprecedentë" kritikash për...