Sport

Man.United, përfundon 'dënimi' për Ronaldon, sulmuesi është gati për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspol

Dënimi i Cristiano Ronaldos ka përfunduar. Ditën e martë, sulmuesi është rikthyer të stërvitet me ekipin e parë.

25 Tetor 2022, 16:58 Nga DOSJA

Man.United, përfundon 'dënimi' për Ronaldon, sulmuesi

ANGLI- Dënimi i Cristiano Ronaldos ka përfunduar. Ditën e martë, sulmuesi është rikthyer të stërvitet me ekipin e parë. Futbollisti portugez u dënua nga trajneri Ten Hag pas gjestit të bërë në ndeshjen ndaj Tottenham.

Sulmuesi nuk ishte në fundjavë në takimin e kampionatit me Chelsea-n përfunduar me shifrat 1-1, por 37-vjeçari tani është rikthyer përpara ndeshjes ndaj Sherif Tiraspol që do të luhet ditën e enjte, përballje e vlefshme për raundin e pestë të Europa League.Sky Sports Neës raporton se ka pasur kontakte të rregullta mes Ten Hag dhe Ronaldos, por asnjë takim kokë më kokë.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll