Sport

Prokurori i ‘çështjes Griner’, stoik në të tijën: “Dënimi me nëntë vite burg është i drejtë”

Ylli i WNBA, e arrestuar në shkurt për trafik droge në aeroportin e Moskës, i dëgjoi akuzat në televizion dhe nga një qeli.

25 Tetor 2022, 15:50 Nga DOSJA

Prokurori i ‘çështjes Griner’, stoik në të

RUSI - E ardhmja e Brittney Griner duket aspak e qartë. Seancat e apelit kanë nisur kundër dënimit të saj me nëntë vjet burg për trafik droge, pasi u arrestua në aeroportin e Moskës. Por ajo që ajo ka dëgjuar nuk është qetësuese për basketbollisten, e cila ndodhet në burg që prej muajit shkurt.

Avokatja e Griner, Maria Blagovolina, u tha tre gjyqtarëve se "dënimi i vendosur nuk korrespondon me seriozitetin e krimit. Nëntë vjet burg është një dënim që bie ndesh me praktikën gjyqësore". Avokatja shpjegoi sërish se përdorimi i vajit të kanabisit nga lojtarja ishte "për qëllime mjekësore dhe nuk kishte asnjë qëllim në veprimet e saj".

Megjithatë, prokurori konsideroi, se dënimi me nëntë vjet burg për të cilin u dënua Brittney Griner ishte "i drejtë". Ylli i Phoenix Mercury u shfaq në një ekran, me një këmishë me kuadrate dhe me hekurat e një qelie përpara. Ajo i dëgjoi të gjitha ndërhyrjet nga burgu Novoye Grishino, në periferi të Moskës, ku po mbahet, ndërsa seanca e apelit u zhvillua në Krasnogorsk, gjithashtu pranë kryeqytetit rus.

Prokurori i ‘çështjes Griner’, stoik në të

Përpjekjet e diplomacisë amerikane për ta sjellë Grinerin në shtëpi ende nuk kanë funksionuar.  Një shkëmbim i të burgosurve me një tregtar rus armësh, madje u ngrit si opsion për Rusinë.  Basketbollistja së fundmi ka mbushur 32 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll