Sport

'Elbasan Arena' nuk i solli fat, Tirana ndryshon axhendën për ndeshjen me Kukësin

Ndeshja e parë këtë sezon në Elbasan Arena nuk ishte e mbarë për Tiranën që u mund në fundjavë nga Erzeni me shifrat 0-1.

25 Tetor 2022, 16:43 Nga DOSJA

'Elbasan Arena' nuk i solli fat, Tirana ndryshon axhendën

TIRANË- Ndeshja e parë këtë sezon në Elbasan Arena nuk ishte e mbarë për Tiranën që u mund në fundjavë nga Erzeni me shifrat 0-1. Një disfatë që erdhi atëherë kur nuk duhej, sepse sheh ti largohet Partizani kryesues me katër pikë larg. Në takimin e javës së 10-të, atë ndaj Kukësit që do të luhet ditën e dielë, drejtuesit kanë vendosur të rikthehen në Selman Stërmasi.

Tirana ka zhvilluar tre ndeshje në këtë impiant ku numëron 2 fitore e një humbje, disfatë shkaktuar nga Vllaznia më 2 shtator. Trajneri Orges Shehi e di se gjendja e fushës nuk është aq optimale sa për të zhvilluar një futboll teknik, por rëndësi ka se lojtarët do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve, ndërsa sa i përket lajmeve nga infermieria Limaj, Patrick e Najdovski do të jenë ndaj Kukësit, rikthime me peshë që qetësojnë Orges Shehin.

E.Ç (Dosja.al)

tirana kukesi

Sondazh

Poll