Sport

Agnelli i shpëton arrestit, Prokuroria akuzon Juven për 155 mln. fitime fiktive…

Gjashtëmbëdhjetë të dyshuar në klubin e bardhezi për buxhetet e viteve 2018, 2019 dhe 2020. Është refuzuar kërkesa për arrest shtëpiak të presidentit të Juventusit.

25 Tetor 2022, 14:39 Nga DOSJA

Agnelli i shpëton arrestit, Prokuroria akuzon Juven për 155 mln.

ITALI - Prokurori Publik i Torinos njoftoi dje 16 të dyshuarit (përfshi klubin si person juridik, Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene) e Juventusit pas përfundimit të hetimeve paraprake për të ashtuquajturën çështja e fitimeve kapitale. 

Klubi i Juventusit, sipas prokurorëve, kishte ndryshuar bilancin për vitet 2018, 2019 dhe 2020 përmes dy mekanizmave: e para, në shkëmbimin e lojtarëve me "vlera të  vendosura nga palët në mënyrë arbitrare, me synim plotësimin e nevojave të buxhetit të momentit”, e dyta, me manovrën e pagave. 

Akuza e parë i referohet diskursit të "fitimeve fiktive kapitale" të vlerësuara në 155 milionë euro: Juve kishte mbivlerësuar disa lojtarë të punësuar, në shkëmbime të barabarta me kompanitë e tjera, për të rregulluar llogaritë, duke regjistruar një humbje më të ulët për vitin, duke gjeneruar pasoja më të ulëta në bursë. 

Çështja e “manovrës së pagave” përfshin periudhën 2020 dhe 2021. Prokurorët akuzojnë Juventusin se kishte njoftuar zyrtarisht se anëtarët kishin hequr dorë nga paga e katër muajve, pra një kursim prej rreth 90 milionë euro në sezonin 2019/2020, ndërsa sipas akuzës, heqja dorë kishte qenë vetëm për një muaj dhe tre muajt e mbetur do të paguheshin më vonë "në sezonet pasuese". Për prokurorët, pra, kursimet reale do të ishin 22 milionë euro.

Prokurori i Torinos kërkoi arrest shtëpie për Andrea Agnellin, por kërkesa u rrëzua nga gjykatësi, i cili vlerësoi se nuk kishte rrezik arratisjeje, përsëritje të krimit dhe ndotje të provave. Në mesin e lojtarëve të pyetur nga prokurorët nuk është Cristiano Ronaldo, për të cilin ishte bërë një kërkesë, por portugezi përmes avokatëve të tij bëri të ditur se ai nuk do të paraqitej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll