Aktualitet

Ledina Riza zgjidhet anëtare e re e KLP me 113 vota pro

Me këtë votim, Ledina Riza bëhet anëtarja e 11-të e trupës së KLP.

25 Tetor 2022, 13:19 Nga f.g
Ledina Riza zgjidhet anëtare e re e KLP me 113 vota pro
Foto nga procesi

TIRANE- Ledina Riza është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me 113 vota pro Riza është zgjedhur si anëtarja më e re e trupës së KLP përballë prokurorit Etien Kapo.

Në garë ishin vetëm dy kandidatë dhe votuan 231 prokurorë nga i gjithë vendi. Kapo mori 83 vota ndërsa 4 vota janë të pavlefshme.

Me këtë votim, Ledina Riza bëhet anëtarja e 11-të e trupës së KLP. Ajo ka hyrë në sistemin e drejtësisë si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithsshme në vitin 1998 dhe më pas ka kaluar në prokurorinë e Tiranës./Dosja.al

ledina riza gara ne klp

Sondazh

Poll