Politike

Balla: Mes PS dhe PD ka komunikim, të hënën do të kemi debat për Territorialen

Në një konferencë për mediat, Balla theksoi se ai së bashku me kreun e grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj ka biseduar për çështjen e dosjeve të ish-sigurimit.

25 Tetor 2022, 15:11 Nga I.A
 
Balla: Mes PS dhe PD ka komunikim, të hënën do të kemi debat
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur në lidhje me komunikimin mes dy grupeve parlamentare në vend. Në një konferencë për mediat, Balla theksoi se ai së bashku me kreun e grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj ka biseduar për çështjen e dosjeve të ish-sigurimit. Po ashtu ai theksoi se të hënën do të ketë debat në lidhje me reformën territoriale pasi ekspertët e secilit grup kanë pikëpamje të ndryshme.     

"Nuk e di pse komunikimi mes dy partive më të mëdha të vendit përben lajm, por do i përgjigjem pyetjes tuaj. Grupi Parlamentar i PS-së dhe i PD-së komunikojnë, javën e fundit kam biseduar me Alibeajn për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit. E vletësoj faktin që Grupir Parlamentar demokrat i qëndroi fjalës dhe kjo u tregua me votë në parlament. Ne kemi plot çështje për të cilat duhet të bashkëpunojmë, flas këtu për dy projektligjet që ne kemi depozituar. Flas këtu për personat që kanë qenë në dosjet e ish-sigurimit nuk mund të jenë me deputet, nuk mund të jenë më president dhe të tjera. Kështu që historikisht në këto 30 vite komunikimi mes dy grupeve parlamentare më të mëdha nuk është e ndaluar. Sapo ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë progres-raporti. Ne do të kemi së shpejti debat për të diskutuar mbi progres raportin. Ka mbaruar punën Komisioni për Reformën territoriale, dy grupet e ekspertëve kanë pikëpamje të ndryshme. Do të ulemi, të hënën do të debatojmë për këtë pjesë, dhe nëse ka disponibilitet do të gjejmë një zgjidhje," tha Balla.

taulant balla enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll