Politike

Hapja e dosjeve, Alibeaj: Të mos keqpërdoret! Ne ia dolëm, presim të miratohen dhe amendamentet e tjera

Alibeaj shtoi se duhet të miratohen edhe amendamentet e tjera të ligjit të lustracionit, pasi sipas tij, ata që kanë qenë ish-funksionarë të Sigurimit të Shtetit, nuk mund të jenë ende në administratë. Sipas tij, pa njohur të shkuarën nuk mund të ndërtojmë të ardhmen dhe sipas tij kjo është një ndër arsyet që sot jemi ende në tranzicion dhe të çoroditur.

25 Tetor 2022, 11:56 Nga e.k
Hapja e dosjeve, Alibeaj: Të mos keqpërdoret! Ne ia dolëm, presim
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj po zhvillon një takim me intelektualët në Kryesinë e Kuvendit ku po diskutohet ligji për hapjen e dosjeve që u votua në Parlament mesnatën e 21 tetorit. Duke folur në takim Alibeaj tha se grupi parlamentar i PD-së ka nisur përgatitjen e amendamenteve për hapjen e dosjeve që në qershor të këtij viti, ndërsa tha se kjo çështje ka qenë gjithmonë pezull në politikën shqiptare.

Alibeaj shtoi se duhet të miratohen edhe amendamentet e tjera të ligjit të lustracionit, pasi sipas tij, ata që kanë qenë ish-funksionarë të Sigurimit të Shtetit, nuk mund të jenë ende në administratë. Sipas tij, pa njohur të shkuarën nuk mund të ndërtojmë të ardhmen dhe sipas tij kjo është një ndër arsyet që sot jemi ende në tranzicion dhe të çoroditur. Në fjalën e tij ai tha se dosjet do të hapen për të informuar publikun, duke theksuar se e vërteta nuk duhet të keqpërdoret në asnjë mënyrë.

“Vetëm nëpërmjet këtij procesi mund të krijohet një atmosferë e paqes sociale. Në fakt siç unë e kam thënë disa herë, e vërteta të bën të lirë. Dhe kjo e vërtetë nuk duhet të keqpërdoret. Është e rëndësishme edhe se si është miratuar. Ligji në fjalë është një ligj i thjeshtë, të cilin PS mund ta votonte edhe pa nevojën tonë. Vetëm me votat e deputetëve të PD-së që kanë votuar amendamentin, kanë një falenderim personal sepse është një akti patriotik, më i rëndësishmi në karrierën e tyre. E mbështetëm amendamentin me ato numra që kishim. Dhe unë nuk kam kompleks për të thënë që “PO. Ne ja arritëm”. Pas 31 vitesh mund të thuhej që kjo është një çështje e kaluar në kohë. Por jo, kjo nuk është e kaluar në kohë, pasi është një ndër çështjet më të diskutuara. Kjo është një gjë që mund të jetë në nivelet e simbolizmit të vetë. Ne nuk u mjaftuam vetëm me dy amendamente për hapjen e dosjeve, por kemi paraqitur një paketë të plotë për dekomunistizimin. Kemi përmendur që burgu i Spaçit dhe Kampi i Tepelenës të shndërrohen në muze. Tashmë është edhe ligji për lustracionin. Një gjë është të hapësh dosjet. Gjtihashtu një gjë tjetër është t’i japësh zgjidhje pikëpyetjes së madhe, po me persekutorët çfarë duhet të ndodhë. Sa legjitimitet publik ka kur njerëz kanë qenë persecutor dikur të jenë sot në postet më të larta politike dhe sidomos në administratën shtetërore. Ata nuk duhet të jenë më në administratë, pra njerëz që kanë qenë anëtarë t ëish-sigurimit të shtetit. Ligji i lustracionit kërkon shumicë të cilësuar, pra kërkon votën e deputetëve të tjerë. Kam dashur se këto iniciativa të mos bien asnjëherë në kurthin e vogël të debatit politik të ditës. Janë çështje publike që i përkasin shoqërisë. Duhet të kujtojmë të shkarën, çfarë ka ndodhur. Të njohim vetëveten, të kuptojmë ç’ka qenë e drejtë dhe e gabuar. Shoqëria shqiptare do të duhet të rikthehet në disa vlera reale se ç’është dhimbja, ç’është shteti i së drejtës, prandaj memi në tranzicion dhe të çoroditur. A jemi në një part që duhet të përqafojë vlerat e Perëndimit? Të qartë në idetë tona. Qoftë edhe programatiko politike. Nuk u’a them dot nëse do t’i arrijmë apo jo. Kemi bërë një gjysëm hapi të vogël. Presim që të miratohen edhe amendamentet e tjera”, tha Alibeaj.

Më 21 tetor Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar ktah Sali Berishës. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll