Politike

Zgjidhet anëtari i ri i KLP, Etien Kapo dhe Ledina Riza në garë, pritet të votojnë 231 prokurorë

KLP ndërkohë ka një tjetër proces të ethshëm që po vazhdon që lidhet me garën për kryetarin e ri të SPAK pas skadimit të mandatit të drejtuesit aktual Arben Kraja më 19 dhjetor.

25 Tetor 2022, 10:45 Nga f.g
Zgjidhet anëtari i ri i KLP, Etien Kapo dhe Ledina Riza në garë,
Etien Kapo dhe Ledina Riza

TIRANE- Sot është duke u zhvilluar votimi për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e sotme pritet të votojnë 231 prokurorë ndërsa në garë janë dy prokurorët Etien Kapo dhe Ledina Riza. Në votimin e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme kanë marrë pjesë prokurorë nga e gjithë Shqipëria.

KLP ndërkohë ka një tjetër proces të ethshëm që po vazhdon që lidhet me garën për kryetarin e ri të SPAK pas skadimit të mandatit të drejtuesit aktual Arben Kraja më 19 dhjetor.

Deri më tani, KLP rikonfirmoi dje se nuk ka asnjë kandidat të interesuar. Me përfundimin e mandatit aktual si drejtues i SPAK, Arben Kraja ngelet pjesë e trupës së prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme me një mandat 9-vjeçar. Ai nuk ka të drejtë të garojë për kreun e SPAK pasi drejtuesi zgjidhet çdo 3 vite pa të drejtë rinovimi./Dosja.al 

klp gara per spak

Sondazh

Poll