25 Tetor 2022, 13:38
Nga F.M
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann
KORÇË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann është shprehur e prerë në lidhje me qëndrimin ndaj amnistisë fiskale, nismë të cilën ndërkombëtarët e kanë cilësuar të rrezikshme përsa i përket burimit të parave që mund të futen në vendin tonë. Nga Korça, e pyetur nëse kreu i qeverisë ka ndryshuar qëndrim, Hohmann tha se këtë pyetje duhet t’ia bëjnë kryeministrit Edi Rama dhe jo asaj.
Pjesë nga prononcimi:
Pyetje: Institucioni që ju përfaqësoni është shprehur kategorikisht kundër Aministisë Fiskale. A do të ndryshojë mendim apo qëndrim, kryeministri Rama dhe qeveria e tij, falë presionit të Bashkimit Europian?
Hohmann: Kjo është një pyetje, të cilën ju duhet t’ia bëni Kryeministrit dhe jo mua. Ne vazhdojmë bisedimet me qeverinë shqiptare dhe për këtë çështje. Qëndrimi dihet.
Hohmann foli edhe për samitin e 6 dhjetorit që pritet të zbresë liderët evropianë në Tiranë.
“Në fakt është hera e parë që samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për herë të parë në Shqipëri dhe kjo tregon sa i rëndësishëm është ky vend për ne dhe anëtarësimi i këtyre vendeve në BE si dhe puna që këto vende do të bëjnë. Në Shqipëri në datën 6 dhjetor do të vijnë liderët e të gjithë BE-së që do të diskutojnë çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e e BE,”- tha Hohmann.
Ndërkombëtarët i kanë dalë kundër hapur kësaj nisme ligjore. Vetëm para pak ditësh, shefja e FMN-së në Shqipëri Yan Sun kërkoi që qeveria shqiptare të ndryshojë ligjin për amnistinë fiskale për të shmangur pastrimin e parave dhe financimin e grupeve terroriste.
Çfarë parashikonte projekti i qeverisë?
Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Ky projekt ka hasur në kundërshtinë e ndërkombëtarëve.
christiane hohmann amnistia fiskale
Politike
25 Tetor 2022, 14:12
F.M
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Terri...
Politike
25 Tetor 2022, 13:57
F.M
Edi Rama
Edi Rama: Numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri është shumë i konsiderueshëm. Pata nderin që viti...
Politike
25 Tetor 2022, 13:06
F.M
Edi Rama
ABU DABI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Abu Dabit pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Izrael, ku arriti një ma...
Politike
25 Tetor 2022, 12:37
e.k;f.g
Foto ilustruese
TIRANË-Partia Demokratike ka depozituar në Parlament një projektligj që parashikon ndryshimin e Kodit Rrugor përfs...
Politike
25 Tetor 2022, 11:56
e.k
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj po zhvillon një takim me intelektualët në Kryesinë ...
Politike
25 Tetor 2022, 11:27
e.k
Jorida Tabaku
KORÇË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk dha detaje në lidhje me takimet që po zhvillohen mes Edi...
Politike
25 Tetor 2022, 11:13
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama si të korruptuar dhe dështa...
Politike
25 Tetor 2022, 10:45
f.g
Etien Kapo dhe Ledina Riza
TIRANE- Sot është duke u zhvilluar votimi për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të...
Politike
25 Tetor 2022, 10:33
f.g
Foto nga Komisioni
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji replikoi me deputetët e maxhorancës në Komisionin për Sig...
Politike
25 Tetor 2022, 10:20
Ervin Salianji
Ervin Salianji: Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë ashtu si dhe sot përfshirjen e efektivëve në manipulime e në inkri...