Politike

Antisemitizmi, Rama: Nuk është luftë për të mbrojtur hebrenjtë, ne hapëm dyert edhe për afganët

25 Tetor 2022, 13:57 Nga F.M
Antisemitizmi, Rama: Nuk është luftë për të mbrojtur
Edi Rama

Edi Rama: Numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri është shumë i konsiderueshëm. Pata nderin që vitin e kaluar tu jepja listën me 3750 emra. LKur dikush shkon prapa në histori ishin mbi 3 mijë emra. Nuk ka shumë mes komunitetit hrebre që e dinë historinë, por edhe ata që mund ta dië, nuk ishte vetëm Lufta e Dytë Botërore, kjo shkon shumë më tej në histori. Ata hebrenj erdhën në Shqipëri dhe u ngulën në qytetet tona. Në vitin 2018 hapëm një muze të vogël, kushtuar hebrenjve në Shqipëri, tani po ngremë një tjetër në Vlorë, 'Rrugën e Hebrenjve". Shqipëria ishte një nga vendet e rralla në të gjithë botën. Një vend që përqafoi me gjithë zemër këtë komunitet. Jo rastësisht zgjoidhëm Vlorën. Ai muze do tu tregojë brezave të ardhshëm që mikpritja shqiptare nuk është thjesht një fjalë. Duhet të rikujtojmë Luftën e Dytë Botërore, do të jetë një qendër hebraike për kulturën dhe të gjitha. Do të tregojë që jo vetëm kjo histori filloi në Luftën e Dytë Botërore, por është e rëndësishme të thkeoshet se hebrenjtë në Shqipëri u shpëtuan nga familjet shqiptare musliumane dhe të krishtera. Vunë përpara dinjitetin njerëzor, duke i qëndruar besnik thënies së vjetër se 'shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit'. Miku nuk është ai që ftohet, por ai që troket në derë, ai që ka nevojë. Dhe sipas traditës, miku strehohet e ndihmohet. Vitin e kaluar ne bëmë një memorial për viktimat e Holokaustit, në anglisht, hebraisht dhe shqip. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ajp që bënë gjyshërit tanë nuk është thjesht një kapitull i ndritur i gjyshërve tanë, por është një thesar. Që fëmijët e fëmijëve tanë të kuptojnë se sa e çmuar është kjo pjesë. Në të njëjtën kohë është e natyrshme që Shqipëria të ketë pjesën e saj për antisemitizmin. Duhet të sigurohemi si qeveri që vendi ynë është në pararojë kundër anti-semitizmit. Nuk ka të bëjë me Izraelin, nuk ka të bëjë me hebrenjtë, por se sa e rëndësishme është të angazhohemi. Mund të jesh ndryshe nga origjina e feja dhe bota duhet të kuptojë që lufta kundër anti-semitizmit nuk është mbrojtje vetëm për Izraelin, por për të gjithë. Pa marrë shumë nga koha juaj, megjithëse të lësh një shqiptar e ballkanas të flasë, rrezikon të mbetesh pa ngrënë...kam takuar Sashën që më kërkoi ndihmë për afganët e tyre dhe e kam fjalën për kohën kur NATO-ja po tërhiqej nga Afganistani. Ata na besuan dhe ne ekspozuam veten për atë që ne përfaqësonim për ta. Që në sekondën e parë besova se Shqipëria nuk mund të tërhiqej si vendet e mëdha dhe të pasura, por të hapnin dyert e të mikprisnin këta afganë që do të ishin viktima të talebanëve. Ne nuk ishim talebanë. 

vijon...

Sondazh

Poll