Politike

Debati/ Salianji për Lear Kurtin: Një qenie njerëzore u kap si thes. Deputeti i PS: Edhe 10 vite do rrinin atje ku jeni

Në replikë e sipër, Salianji komentoi pamjet e dala në media ku i riu shihej teksa ngrihej peshë nga efektivët e Patrullës dhe tha se Kurti u trajtua si një "thes". 

25 Tetor 2022, 10:33 Nga f.g
Debati/ Salianji për Lear Kurtin: Një qenie njerëzore u kap si
Foto nga Komisioni

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji replikoi me deputetët e maxhorancës në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ku ishte parashikuar të diskutohej për sulmin kibernetik iranianë por çështja devijoi në ngjarjen më të fundit, vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas ndalimit nga Policia. Në replikë e sipër, Salianji komentoi pamjet e dala në media ku i riu shihej teksa ngrihej peshë nga efektivët e Patrullës dhe tha se Kurti u trajtua si një "thes". 

"Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë përfshirjen e drejtuesve të lartë të shtetit në paligjshmëri, në moszbatim të ligjit dhe në përfshirjen e manipulimeve kriminale. Nuk i bën mirë policisë së shteti mbrojtja e paduhur Edhe në ngjarjen e fundit  nëse nuk do kishtë nxitim për manipulim të ngjarjes, padiskutim që nuk do ishim këtu. Këtu ka një shqetësim, që policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë. Ne mbështetjen e japim, por që ta kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Ore ju do distancohuni, punonjësit e policisë e ngrinin një qënie njerëzore sikur të ishte thes”, tha Salianji.

Përgjigjen ia dha deputeti i PS, Toni Gogu i cili tha se me këtë sjellje politike, "ju do të rrini edhe 10 vite aty ku jeni"./Dosja.al

ervin salianji toni gogu komisioni i sigurise vdes lear kurti

Sondazh

Poll