Aktualitet

EMRI/ Makina përplas 8-vjeçarin para shkollës në Skrapar, futet me urgjencë në sallën e operacionit

Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit ku është futur menjëherë në operacion pasi ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.

25 Tetor 2022, 12:18 Nga e.k
EMRI/ Makina përplas 8-vjeçarin para shkollës në Skrapar,
Pamje nga vendi i ngjarjes

SKRAPAR- Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Skrapar. Mësohet se një 8-vjeçar i identifikuar si Denis Dyrmishi ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas para shkollës nga një makinë tip "Ford" me targa AA 579 OD që drejtohej nga Anduel Bregu i cili u shoqërua në Polici për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen. 

EMRI/ Makina përplas 8-vjeçarin para shkollës në Skrapar,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit, Sipas mjekëve 8-vjeçari është futur menjëherë në sallën e operacionit pasi ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes,për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. 

aksidentet rrugore berat denis dyrmishi anduel bregu

Sondazh

Poll