Sport

Zidane me 'sozinë' e tij në muzeun ‘Grévin’: "Nuk jam larg nga rikthimi në stol!”…

Statuja e re e Zizut u prezantua të hënën në prani të personit në fjalë dhe gruas së tij. Në hapësirat e këtij eventi, ish-trajneri i Real Madridit ka folur edhe për të ardhmen e tij.

25 Tetor 2022, 10:38 Nga DOSJA

Zidane me 'sozinë' e tij në muzeun

FRANCE - I zhdukur nga muzeu ‘Grévin’ për disa vite, Zinédine Zidane u kthye atje të hënën në mbrëmje. Statuja e tij e re u prezantua në prani të personit të interesuar dhe gruas së tij. Në këtë event “Zizu” është pyetur edhe për të ardhmen e tij. “A më mungon kostumi i trajnerit? Jo, nuk jam larg,- siguroi ai. - Por do të presim, do të presim edhe pak”.

Gjatë intervistës së jashtëzakonshme që dha për ‘L'Équipe’ me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të në qershor, ai nuk e fshehu interesin e tij për postin e trajnerit të kombëtares franceze, e cila duhet të luajë në më pak se një muaj Botërorin në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor).

Në muzeun ‘Grévin’, kjo është tashmë statuja e tretë prej dylli e kampionit të Botës ‘98. E para u bë në 1999, një vit pas fitores së tij në ‘Stade de France’ (ai kishte ende flokë në atë kohë) dhe e dyta më 2009.

“Kishte shumë punë, por pas përfundimit vepra ishte shumë e suksesshme,- vlerësoi Zidane në mikrofonin e ‘France Inter’. - Me skulptorin, ne shpenzuam kohë, veçanërisht për të rafinuar dhe arritur këtë rezultat. Jemi 24 vjet pas 98-ës. Ishte mjaft qesharake të ishe pjesë e aventurës. Sot rikthehem me një statujë tjetër, me kostum dhe me flokë pak më pak. Aventura vazhdon”. 

Zidane i bashkohet rrethit shumë të mbyllur të personaliteteve, statuja e të cilëve është ribërë tre ose më shumë herë, përkrah gjeneralit de Gaulle dhe mbretëreshës Elisabeth II.

Zidane me 'sozinë' e tij në muzeun

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll