Sport

Guardiola i befasuar nga novergjezi: “Nuk e dija që Haaland ishte kaq i mirë”...

“Ai është një profesionist i mirë, është ndër të parët që ka mbërritur në qendrën stërvitore dhe ndër të fundit që largohet”

25 Tetor 2022, 07:29 Nga DOSJA

Guardiola i befasuar nga novergjezi: “Nuk e dija që Haaland ishte kaq

ANGLI - Pep Guardiola vlerësoi Erling Haaland, në një kohë kur sulmuesi norvegjez, i cili u nënshkrua për verën nga Borussia Dortmund, ka shënuar 22 gola mbresëlënës në 15 ndeshje.

“Nuk e dija se ai ishte aq i mirë. Ai di të lëvizë në hapësira të shkurtra në zonë dhe nuk është i lodhur duke shënuar gola… Përveç kësaj, ai është një profesionist i lartë, është ndër të parët që ka mbërritur në qendrën stërvitore dhe ndër të fundit që largohet. 

Ai e trajton veten mirë dhe gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Sezonin e kaluar ai pati disa probleme me dëmtimet, por falë punës së ekipit tonë mjekësor dhe fizioterapistëve, këtë vit ai mund të luajë çdo tre ditë, gjë që është e jashtëzakonshme për ne”,- ka vlerësuar trajneri i Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll