Sport

Te PSG janë të shqetësuar për ‘çmendurinë’ me Mbappen: "Për marketing, Messi ka më shumë ndikim jashtë Francës"

Kontrata multi-milionere e sulmuesit francez vazhdon të jetë temë diskutimesh jo vetëm në Paris

25 Tetor 2022, 07:31 Nga DOSJA

Te PSG janë të shqetësuar për

FRANCE - Bota e sportit nuk mund t'i besojë ende informacionet e publikuara nga 'Le Parisien', në të cilat zbardhen shifrat e tepruara të kontratës së Kylian Mbappe me PSG-në. Francezi do të fitonte gjithsej 630 milionë euro, nëse do të përmbushte sezonet 2+1 (deri në qershor 2025) të nënshkruar muaj më pare, kur vendosi të qëndronte në Paris dhe të refuzonte Real Madridin.

Në Francë ata ngrenë duart në kokë për shifra të papara në futboll dhe në sport. Sepse, për shembull, Lionel Messi mori 555 milionë euro gjatë 4 viteve në Barcelonë dhe Patrick Mahomes, lojtari i NLF-së, kishte një kontratë 510 milionë euro për 10 vjet me Chiefs. Por të gjitha këto shifra janë shumë larg asaj të Mbappe.

Në PSG, sipas gazetës dixhitale ‘Foot01’, janë të shqetësuar për përfitimet e kontratës, gjë për të cilën kanë folur me gazetarin Laurent Perrin, i cili mbulon lajmet e PSG-së për ‘Le Parisien’. “Në këtë kontekst, kontrata 630 milionë euro e Mbappe ngre sfida dhe shqetësime,”- shprehet ai.

Problemi kryesor është se si të shfrytëzohet kjo. Me Messin është arritur, por nuk duket të jetë njësoj me Mbappen, sipas kësaj gazete franceze: “Për momentin, presidenti i PSG-së nuk mund të thotë të njëjtën gjë për Mbappen. Numri 7 është një fenomen marketingu, por jashtë kufijve tanë, ndikimi i tij komercial është ende shumë më i ulët se ai i Messit dhe i barabartë me atë të Neymar. Nëse ardhja e Messit ka tërhequr shumë sponsorë, zgjatja e kontratës me francezin ka bërë të mundur, mbi të gjitha, forcimin e lidhjeve me ata që ishin tashmë aty”,- shton Perrin.

Te PSG janë të shqetësuar për

PSG është shumë i kufizuar nga kontratat e yjeve të tij, Messi dhe Neymar, por sidomos nga ‘çmenduria’ me Kylian Mbappe. Dhe kjo tashmë u pa në merkaton e fundit, ku ai duhej të përfitonte 150 milionë, diçka që nuk ndodhi. Më pas, Luis Campos, këshilltari sportiv i PSG-së, nuk mundi të bënte nënshkrimet e dëshiruara dhe që mungonin shumë, si përforcimi i mbrojtjes dhe sulmit. Kjo mund të vazhdojë të ndodhë edhe në hapësirën e transferimeve në janar. Të gjithë e shikojnë PSG-në, “Fair-play Financiar’ është një barrierë që duhet respektuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll