Sport

E bujshme nga Franca! Pogba mund të tërhiqet nga futbolli?! Shoku i tij jep konfirmimin e bujshëm

“Paul Pogba më rrëfeu se donte të zhdukej, nuk donte të luante më futboll. Ai kishte frikë për familjen e tij”. Kjo u zbulua nga Boubacar Camara, një mik i fëmijërisë së mesfushorit të Juventusit

25 Tetor 2022, 12:03 Nga DOSJA

E bujshme nga Franca! Pogba mund të tërhiqet nga futbolli?! Shoku i

FRANCË- “Paul Pogba më rrëfeu se donte të zhdukej, nuk donte të luante më futboll. Ai kishte frikë për familjen e tij”. Kjo u zbulua nga Boubacar Camara, një mik i fëmijërisë së mesfushorit të Juventusit, i marrë në pyetje nga hetuesit për ngjarjen e 15 shtatorit në Nanterre në lidhje me rrëmbimin e Pogba-s natën mes 19 dhe 20 marsit në një apartament në Montevrain.

Francezi ishte viktimë e kërcënimeve dhe zhvatjeve nga një bandë e organizuar, ku bënte pjesë edhe vëllai i tij Mathias. Kriminelët kishin kërkuar një shpërblim prej 13 milionë eurosh, si “pagesë” për shërbimet e mbrojtjes që i janë bërë lojtarit që në moshën 13-vjeçare.

"Në paraburgim nga policia, u takova me Paulin në hotel disa orë pas rrëmbimit. E gjeta ulur në shtrat duke qarë. Ai tha: "Nuk dua të luaj më futboll."I thashë të qetësohej, pastaj komunikoi me një person nuk e di se kush ishte. Kishte frikë për fëmijët dhe për familjen."

E.Ç (Dosja.al)

pogba

Sondazh

Poll