Sport

Për Emirin e Katarit, fushatë 'e pashembullt shpifjesh' ndaj vendit të tij para Botërorit

Në një fjalim të martën, udhëheqësi i vendit arab, i quajti kritikat ndaj vendit të tij "shpifje".

25 Tetor 2022, 10:14 Nga DOSJA
Për Emirin e Katarit, fushatë 'e pashembullt shpifjesh' ndaj
Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani

KATAR - Shteti i Katari po përballet me një fushatë "të paprecedentë" kritikash për organizimin e Kupës së Botës (20 nëntor-18 dhjetor), tha të martën Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, duke i quajtur sulmet ndaj vendit të tij si "shpifje".

“Që kur patëm nderin të organizonim Kupën e Botës (FIFA e caktoi Katarin si vend pritës në dhjetor 2010), Katari ka qenë objektivi i një fushate të paprecedentë që asnjë vend tjetër pritës nuk e ka parë ndonjëherë”.

Dhënia e Kupës së Botës për Katarin ka ngjallur shumë polemika për tema të tilla, si respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e mjedisit. Denoncohen rregullisht kushtet e punës së punëtorëve të huaj, që ndërtuan infrastrukturën për zhvillimin e garës në tetë stadiume, shtatë prej të cilave u ndërtuan të reja për Botërorin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll