PSG gati ofertën e re për Messin. Shifrat, të pakrahasueshme me askënd në botë…
FRANCE - Paris Saint-Germain tashmë po punon për rinovimin e Lionel Messit. Siç raporton ‘Le Parisien’, klubi fra...
Ja si është aktualisht klasifikimi i trofeut për golashënuesin më të mire në Europë

ANGLI - Gjithçka dukej se lidershipi i “Këpucës së Artë” deri tani ishte në duart e Erling Haaland, për fillimin spektakolar të sezonit me Manchester Cityn, instinktin e tij të golave dhe paraqitjen e tij të shkëlqyer. Sulmuesi norvegjez ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje në Premier League dhe ka arritur diçka të paprecedentë deri më sot: duke shënuar tre “hat-trick” radhazi. Pavarësisht kësaj, ai nuk kryeson listën e renditjes së golashënuesit më të mire në Europë deri tani. Lider është Amahl Pellegrino, një lojtar i Bodo/Glimt, i cili tashmë ka shënuar 23 gola këtë sezon në Eliteserien.
Sulmuesi 32-vjeçar, i cili renditet përpara bashkëkombasit të tij, pjesën më të madhe të karrierës e ka luajtur në Norvegji. Megjithatë, ai kurrë nuk ka qenë pjesë e kombëtares së vendit të tij. Një tjetër kuriozitet i Pellegrinos është se ai është një admirues i madh i Ronaldinhos. Përveç kësaj, të gjithë golat e tij, ai ia dedikon Ronny Lian, i cili ishte trajner i tij kur ishte i ri dhe që ndërroi jetë. Madje futbollisti e ka bërë edhe tatuazh imazhin e tij në lëkurë.
Por kjo nuk është e gjitha. Amahl është gjithashtu një tifoz dhe mbështetës i Barcelonës dhe ishte në “Camp Nou” në ndeshjen e rikthimit 6-1 kundër PSG. Në një publikim në Instagramin e tij, ai e shoqëron një foto të momentit me tekstin e mëposhtëm: “Çfarë ndodhi, sapo ndodhi!!”

Gjithsesi diferenca në renditjen e “Këpucës së Artë” është shumë e ngushtë. Amahl Pellegrino është lider me 23 gola dhe 34.5 pikë, por Haaland është afër me 17 gola dhe 34 pikë. Diferenca në pikë është më e vogël, sepse në Premier League shtohen dy pikë për çdo gol, ndërsa në ligën norvegjeze vetëm 1.5 për çdo gol të shënuar. Podiumin e mbyll Robert Lewandowski, i cili tashmë ka shënuar 12 gola në La Liga.
Amahl Pellegrino aktualisht mund të mburret se kryeson klasifikimin. Megjithatë, ka shumë gjasa që së shpejti të pushojë së qeni lider, pasi kanë mbetur vetëm tre javë që liga norvegjeze të përfundojë.
Ja dhe renditja provizore e “Top-10” shënuesve më të mirë në Europë deri tani:
1. Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt): 23 gola -34.5 pikë
2. Erling Haaland (Manchester City): 17 gola - 34 pikë
3. Robert Lewandowski (Barcelona): 12 gola - 24 pikë
4. Bobur Abdukhalikov (Energetik): 23 gola - 23 pikë
5. Alexander Jeremejeff (Hacken): 22 gola - 22 pikë
6. Raimonds Krollis (Valmiera FC): 22 gola - 22 pikë
7. Ole Christian Saeter (Rosenborg): 14 gola - 21 pikë
8. Tobias Heintz (Sarpsborg): 14 gola - 21 pikë
9. Kylian Mbappe (PSG): 10 gola - 20 pikë
10. Harry Kane (Tottenham): 10 gola - 20 pikë
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Paris Saint-Germain tashmë po punon për rinovimin e Lionel Messit. Siç raporton ‘Le Parisien’, klubi fra...
FRANCE - I zhdukur nga muzeu ‘Grévin’ për disa vite, Zinédine Zidane u kthye atje të hënën në mbrëmje....
Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani KATAR - Shteti i Katari po përballet me një fushatë "të paprecedentë" kritikash për...
FRANCE - Bota e sportit nuk mund t'i besojë ende informacionet e publikuara nga 'Le Parisien', në të cilat zbardhen shifrat e tepruara të ...
ANGLI - Pep Guardiola vlerësoi Erling Haaland, në një kohë kur sulmuesi norvegjez, i cili u nënshkrua për verën nga Borussi...
KATAR - Vendi arab i Katarit do të jetë në gjendje të mirëpresë 6.700 vizitorë të tjerë gjatë Kupës s&e...
ITALI- Largimi nga Manchester United është përfundimtare. Gjesti i fundit i Cristiano Ronaldos siç ishte refuzimi i hyrjes në fush&...
ITALI- Mourinho dhe Milito së bashku, dhe larg me pjesën tjetër të tifozëve të Interit. Një takim emocionues mes dy protago...
ARGJENTINË- Boca Juniors fitoi titullin kampion të Argjentinës, pas barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Nacional, gjithashtu dhe nga humbja ...
ANGLI- Unai Emery largohet nga Villarreal për të kaluar në Premier League. 'Mbreti' i Europa League - i aftë për të fituar kat&e...