Aktualitet

"Game Over", kishte përshatur lokalin si pikë bastesh, shpallet në kërkim pronari! Arrestohet 49-vjeçari, u kap duke luajtuar

Ndërkoëh një person tjetër po hetohet në gjendje të lirë nga Policia. Në cilësinë e provës materiale Blutë e kryeqytetit sekuestruan 2 aparatet celulare ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

25 Tetor 2022, 11:43 Nga e.k
"Game Over", kishte përshatur lokalin si pikë bastesh,
Policia Tiranë

TIRANË- Një 49-vjeçar i identifikuar me inicialet A.R ka rënë në prangat e Policisë pasui u kap në flagrancë duke vënë lloto sportive në një lokal që ishte përshtatur për këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Gjithashtu në kërkim u shpall pronari i lokalit, 36-vjeçari i identifikuar me inicialet A.U.

Ndërkoëh një person tjetër po hetohet në gjendje të lirë nga Policia. Në cilësinë e provës materiale Blutë e kryeqytetit sekuestruan 2 aparatet celulare ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Game over 3", për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.  U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare, në një lokal, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Game over 3".

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. L., si dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi A. U., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. U., në Shkozë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit A. R. dhe E. L., duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll