"Peshq të mëdhenj?" Kraja: Kemi shumë në hetim, dosje të nxehta me zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, ka pasur kërcënime
I pyetur nëse është i kënaqur me punën e bërë gjatë kohës që ai ishte në krye të SPAK, Kraja tha se prokurorët e vijojnë punën çdo ditë.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Arben Kraja është shprehur se prokurorët kanë në dorë dosje 'të nxehta' me zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë shtetërorë. Në një deklaratë për mediat, Kraja u pyet nëse do të ketë arrestime të bujshme dhe tha se shumë emra janë nën hetim dhe se po vijohet me procedurat, por nuk dha asnjë emër. I pyetur nëse është i kënaqur me punën e bërë gjatë kohës që ai ishte në krye të SPAK, Kraja tha se prokurorët e vijojnë punën çdo ditë.
Pjesë nga prononcimi:
Arben Kraja: Ishim me Këshillin drejtues të shkollës së magjistraturës. Siç e patë të gjithë prokurorët e SPAK ishin prezentë për të ushtruar detyrën e tyre.
Pse prokurorët i tremben garës për kryetarin e SPAK?
Gara është akoma e hapur. Vazhdon akoma, nuk di të ketë trembje.
I përmbushët të gjitha objektivat e qëllimet që i kishit vendosur vetes në fillim të këtij 3-vjeçari?
Patjetër. Institucioni është një institucion i ri që kërkon punë. Është krijuar çdo gjë nga e para, qoftë nga puna, qoftë edhe nga ana e imazhit. Besoj është bërë më e mira.
Edhe këto pak ditë që jeni ju në krye të SPAK, a do të kemi kapjen e ndonjë peshku të madh?
Prokurorët e SPAK punojnë çdo ditë, siç e shihni, edhe sot kishin një njoftim shumë të rëndësishëm, për tjetërsim pronash. Bëhet fjalë për tokat në Shëngjin, janë sekuestruar, do t'i kthehen shtetit sigurisht.
Ka dhe dosje të tjera që po hetohen prej 3 vitesh, do ketë përfundim?
Ka shumë dosje që janë nën hetim do të vijojmë me procedurat. Sepse dosjet janë voluminoze. Kanë problematikat e veta, por janë drejt përfundimit.
Ka informacione në lidhje me lajmin që po qarkullon se strukturat e SPAK e të GJKKO javë vënë nën presion?
Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK-ut kanë pasur në dorë gjykimin e personave mjaft kompleksë, shumë dosje të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka patur kërcënime. Ka pasur dhe presione, ata kanë mbrojtje që u sigurohet me ligj nga shteti.
A po hetohen?
Nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme të bëjë këto hetime kështu që nuk kam informacion.
Sondazh
Kraja: Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK kanë marrë presione dhe kërcënime
Arben Kraja TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), Arben Kraja ësh...
Zelensky: Rusia ka shkatërruar 1/3 e infrastrukturës energjetike
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy tha sot në një deklaratë se raketat ruse dhe dronët e prodhuar nga Irani kanë...
Mbi një orë probleme! Rikthehet platforma e 'Whatsapp'
ëhatsapp TIRANË- Aplikacioni 'Whatssap' është rikthyer për përdorim. Pas një ore me probleme, ky rrjet i cili përdo...
Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje Astrit dhe Jasin Avdylaj: Nuk dimë asgjë, jemi në arrest shtëpie
Ervis Martinaj TIRANË- Astrit dhe Jasin Avdylaj janë marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit...
Mungesa te Veprimtaritë Prodhuese, dështon mbledhja e Komisionit
Foto ilustrim TIRANE- Ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit mbledhja e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë P...
Protesta e pedagogëve/ Kovaçi: Bojkot derisa të plotësohen kërkesat, nesër prezantojmë Platformën për Universitetet
Sandë Kovaçi TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se protesta dhe bojkoti do të...
Ju gjetën më shumë se 1 kg kokainë në shtëpi, vihen në pranga dy shqiptarët në Ankona
Droga e kapur ITALI- Policët e Skuadrës Lëvizëse, Seksioni i Antidrogës në Komisariatin e Policisë së Ankonës,...
Pedagogët sërish në protestë/ Kovaçi: Po u merren mungesa studenteve, po bëhet presion
Sandër Kovaçi TIRANË- Pedagogët kanë dalë sot sërish në protestë për të kërkuar sërish r...
E fshihte drogën në furrën e bukës, kapet në flagrancë 21-vjeçari shqiptar në Itali
Droga e kapur ITALI- Arrestime të dyfishta për policët e komisariatit të Santa Maria Capua Vetere, ku në Portico di Caserta, n&eum...
Replika mes maxhorancës e Opozitës në Kuvend, deputeti: Do rrini dhe 10 vite të tjera aty ku jeni
Komisioni i Sigurisë TIRANË- Debate mes socialistëve dhe maxhorancës në Komisionin e Sigurisë. Deputeti i Partisë Social...
