Aktualitet

Kraja: Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK kanë marrë presione dhe kërcënime

I pyetur nëse ka dijeni mbi hetimet në lidhje me këtë çështje, Kraja tha se nuk është kompetencë e SPAK kjo gjë, ndaj dhe ai nuk mund të japë detaje në lidhje me këtë çështje. 

25 Tetor 2022, 11:06 Nga F.M
Kraja: Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK kanë marrë presione
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), Arben Kraja është shprehur se prokurorët e gjyqtarët kanë marrë kërcënime. Në një deklaratë për mediat, Kraja tha se prokurorët kanë në duar dosje të nxehta me zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë dhe sigurisht që ka pasur dhe kërcënime. I pyetur nëse ka dijeni mbi hetimet në lidhje me këtë çështje, Kraja tha se nuk është kompetencë e SPAK kjo gjë, ndaj dhe ai nuk mund të japë detaje në lidhje me këtë çështje. 

Pjesë nga prononcimi:

A ka prokurorë të kërcënuar?

Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK-ut kanë pasur në dorë gjykimin e personave mjaft kompleksë, shumë dosje të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka patur kërcënime. Ka pasur dhe presione, ata kanë mbrojtje që u sigurohet me ligj nga shteti. 

A po hetohen?

Nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme të bëjë këto hetime kështu që nuk kam informacion.  

 

arben kraja

Sondazh

Poll