Aktualitet

Mungesa te Veprimtaritë Prodhuese, dështon mbledhja e Komisionit

Seanca ka dështuar dhe komisioni nuk është mbledhur.

25 Tetor 2022, 10:42 Nga f.g
Mungesa te Veprimtaritë Prodhuese, dështon mbledhja e Komisionit
Foto ilustrim

TIRANE- Ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit mbledhja e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese.

Në mbledhjen e sotme ishte parashikuar që të merrte pjesë kreu i ERE-së, Petrit Ahmeti për të dhënë shpjegime në lidhje me situatën energjitike të vendit në prag të dimrit. Seanca ka dështuar dhe komisioni nuk është mbledhur.

Paralelisht deputetët janë duke zhvilluar debate në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare ku është duke u diskutuar me dyer të mbyllura çështja e sulmit kibernetik iranian dhe të dhënat që do të jepen janë cilësuar si "informacion i klasifikuar"./Dosja.al

petrit ahmeti komisioni për veprimtaritë prodhuese

Sondazh

Poll