Sport

E ardhmja e Cristiano Ronaldos? 'The Sun' zbulon destinacionin e portugezit, rikthimi në Itali nuk është më një hipotezë

Cristiano Ronaldo ka gjasa të largohet nga klubi në janar, pas Kupës së Botës në Katar. Ku do të shkojë? The Sun (gazeta angleze që nuk njihet për besueshmërinë e saj) ka shkruar se lojtari mund të përfundojë te Napoli.

24 Tetor 2022, 22:47 Nga DOSJA

E ardhmja e Cristiano Ronaldos? 'The Sun' zbulon destinacionin e

ITALI- Largimi nga Manchester United është përfundimtare. Gjesti i fundit i Cristiano Ronaldos siç ishte refuzimi i hyrjes në fushë në ndeshjen kundër Tottenham ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me klubin dhe me Ten Hag (si dhe me lojtarët e tjerë). Pa të, United po bën mirë. Tani 'Djajtë e Kuq' janë në vendin e gjashtë, një pikë larg nga Newcastle i vendit të katërt.

Cristiano Ronaldo ka gjasa të largohet nga klubi në janar, pas Kupës së Botës në Katar. Ku do të shkojë? The Sun (gazeta angleze që nuk njihet për besueshmërinë e saj) ka shkruar se lojtari mund të përfundojë te Napoli. The Sun shkruan se klubi italian do të ishte ende i interesuar. Por pengesa e vetme është paga e lartë që portugezi përfiton.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo napoli

Sondazh

Poll