Sport

Aston Villa paguan 6 mln euro klauzolën, Emery largohet nga Villarreal për t'u rikthyer në Premier League

Unai Emery largohet nga Villarreal për të kaluar në Premier League.

24 Tetor 2022, 21:56 Nga DOSJA

Aston Villa paguan 6 mln euro klauzolën, Emery largohet nga Villarreal

ANGLI- Unai Emery largohet nga Villarreal për të kaluar në Premier League. 'Mbreti' i Europa League - i aftë për të fituar katër tituj në karrierë - në fakt do të jetë trajneri i ri i Aston Villas pasi i tha lamtumirë klubit spanjoll. Një lajm i papritur për tifozët e skuadrës spanjolle.Aston Villa në fakt ka paguar klauzolën prej 6 milionë eurosh, duke zyrtarizuar ardhjen e Emery.

“Trajneri Unai Emery ka informuar Villarreal CF për vendimin e tij të njëanshëm për të ndërprerë marrëdhëniet e tij me klubin”, theksoi skuadra spanjolle në një deklaratë. “Në këtë mënyrë, trajneri bask nuk do të jetë më pjesë e klubit. Ne duam të falënderojmë Unai Emery për punën e bërë dhe t'i urojmë fat të mirë në karrierën e tij sportive."

Për Emery kjo nuk është hera e parë në Premier League, duke pasur parasysh periudhën te Arsenal: vendi i pestë në sezonin 2018/2019, përpara se të largohej vitin e ardhshëm pas 13 ndeshjesh. Debutimi nuk do të bëhet ndaj Neëcastle, për shkak të vizës. Me shumë mundësi tekniku do të jetë më 6 nëntor ndaj Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

emery villareal aston villa

Sondazh

Poll