Aktualitet

Pedagogët sërish në protestë/ Kovaçi: Po u merren mungesa studenteve, po bëhet presion

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha se studnetëve po u bëhet presion për mosmarrjen pjesë në protesta, duke u marrë edhe mungesat.

25 Tetor 2022, 10:32 Nga F.M
Pedagogët sërish në protestë/ Kovaçi: Po u merren
Sandër Kovaçi

TIRANË- Pedagogët kanë dalë sot sërish në protestë për të kërkuar sërish rritjen e pagave dhe plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria. Në orën 10:30, pedagogët u mblodhën në sheshin tek Korpusi Universitar. Sot është dita e dytë e javës së dytë e bojkotit të mësimit në universitete, që nga fillimi i vitit akademik.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha se studnetëve po u bëhet presion për mosmarrjen pjesë në protesta, duke u marrë edhe mungesat.

Njw ditë më pare, Kovaçi ka lexuar një letër të hapur dërguar Presidentit të Republikës, institucioneve kombëtare dhe ambasadave. Janë nëntë kërkesa që pedagogët i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një peticioni.

Konkretisht, kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023. Pedagogët kërkojnë kushte më të mira pune, përfshirë edhe financimin për kërkime shkencore. Mësimi është bojkotuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll