Sport

“Me Bayern-in arrinte gjithmonë në 1/8", Goretzka 'thumbon' Lewandowskin, intervista për Bild

Leon Goretzka, mesfushori i Bayern Munich ka dhënë një intervistë për gazetën Bild në prag të ndeshjes kundër Barcelonës.

24 Tetor 2022, 20:48 Nga DOSJA

“Me Bayern-in arrinte gjithmonë në 1/8", Goretzka

GJERMANI- Leon Goretzka, mesfushori i Bayern Munich ka dhënë një intervistë për gazetën Bild në prag të ndeshjes kundër Barcelonës. Mesfushori gjerman nuk e kurseu ish-shokun e skuadrës Robert Lewandowski. "Lewy ishte mësuar shumë me Bayern, ai gjithmonë arrinte të paktën deri në 1/8.

Por kështu është, tani nuk mund ta marrim më parasysh. Kur përballesh me Barçën në Camp Nou, qoftë miqësore apo finale e Champions, është gjithmonë një ndeshje spektakolare. Mezi presim ta luajmë, ne do të bëjë gjithçka për të fituar" tha Goretzka.

Në Grupin C, Bayern Munich kryeson me 12 pikë, ndjekur nga Inter në kuotën e 7 pikëve, ndërsa shanset për kualifikim për ekipin e Xavit janë thuajse minimale që renditet në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

goretzka lewandowski bayern munich barcelona

Sondazh

Poll