Politike

Mbështetës i ish-kryeministrit, vritet gazetari i njohur pakistanez në Kenia

Pretendohet se oficerët menduan se makina ishte e vjedhur ndaj qëlluar ndaj Sharif, i cili nuk i ndaloi një postblloku të policisë.

24 Tetor 2022, 17:02 Nga A.B
Mbështetës i ish-kryeministrit, vritet gazetari i njohur pakistanez
Arshad Sharif

PAKISTAN- Gazetari pakistanez Arshad Sharif është qëlluar për vdekje në Kenia. Sipas hetimeve paraprake, policia tha se efektivët e qëlluan gabimisht ndërsa ai po udhëtonte me një automjet. Sharif ishte një kritik i ushtrisë pakistaneze, si dhe një mbështetës i zëshëm i kryeministrit të larguar Imran Khan.

Ekipi do të hetojë “vrasjen e dyshuar policore të një shtetasi pakistanez”, u tha gazetarëve, kryetarja e Ipoa, Ann Makori.

Pretendohet se oficerët menduan se makina ishte e vjedhur ndaj qëlluar ndaj Sharif, i cili nuk i ndaloi një postblloku të policisë.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif shkroi në Twitter se ishte “thellësisht i pikëlluar nga lajmi tronditës i vdekjes tragjike të gazetarit Arshad Sharif”.

Ministri i informacionit Marriyum Aurangzeb paralajmëroi njerëzit që të mos spekulonin rreth rrethanave të vdekjes.

Në një mesazh të shkurtër në Tëitter, gruaja e Sharifit, Javeria Siddique shkroi se “humba një mik, bashkëshort dhe gazetarin tim të preferuar”.

Duke bërë thirrje për një “hetim të duhur gjyqësor”, ish-kryeministri Khan tha se ishte “i tronditur nga vrasja e tij”, duke shtuar se ai “pagoi çmimin përfundimtar për të thënë të vërtetën”./BURIMI: BBC

arshad sharif

Sondazh

Poll