Politike

VD/ Momenti i çuditshëm në takimin e Ramës në Fier: Mos thuaj në TV jam nga Lushnja apo Berati... 

Një moment pikant që solli edhe çudinë e Dosja është ky që po ju përshkruajmë si më poshtë. Një zë nga regjia e ERTV para se një nga vajzat të merrte fjalën e këshillon të mos tregojë se nga është, pasi 'kuptohet' që të rinjtë në takim nuk janë vetëm nga Fieri.

24 Tetor 2022, 10:45 Nga f.g

VD/ Momenti i çuditshëm në takimin e Ramës në Fier:

TIRANE- Një porosi e çuditshme është dëgjuar gjatë transmetimit të së shtunës pasdite në ERTV ku kryeministri Edi Rama ishte duke komunikuar me të rinjtë në Fier. Në fokus ishte inovacioni dhe zhvillimet e fundit në arsim por nuk munguan as këshillat politike prej tyre.

Të gjithë ishin të kënaqur dhe askush nuk kishte kritika përveç atyre që vinin nga vetë ministrja Bora Muzhaqi.

Një moment pikant që solli edhe çudinë e Dosja është ky që po ju përshkruajmë si më poshtë. Një zë nga regjia e ERTV para se një nga vajzat të merrte fjalën e këshillon të mos tregojë se nga është, pasi 'kuptohet' që të rinjtë në takim nuk janë vetëm nga Fieri. "Nuk ke punë të thuash në televizor, jam nga Lushnja apo andej nga Berati se duket sikur kemi mbledhur nga gjithë Shqipëria."-thotë zëri në video. Për më shumë ndiqni videon duke ngritur volumin në maksimum.

/Dosja.al

edi rama ne fier ertv

Sondazh

Poll