Sport

Humbja e dytë radhazi, diçka nuk po shkon me Tottenham-in e Contes, Newcaste spektakël në Londër

Humbja e dytë radhazi për Tottenhamin e Contes që mundet 2-1 në shtëpi ndaj Newcastle.

23 Tetor 2022, 20:05 Nga DOSJA

Humbja e dytë radhazi, diçka nuk po shkon me Tottenham-in e Contes,

ANGLI- Humbja e dytë radhazi për Tottenhamin e Contes që mundet 2-1 në shtëpi ndaj Newcastle. Një ndeshje që do të zgjidhej në minutën e 31', kur ëilson do të shënonte për miqtë. Goli i dytë erdhi nëntë minuta më vonë. Almiron lëviz bukur aty ku Lloris e kishtë të vështirë të bënte diçka.

Me kthimin në fushë, Kane gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur dhe në minutën e 54' shkurton diferencën. Pas një kontrolli në VAR për pozicion jashtë loje, Gillet konfirmon golin. Futbollistët e Tottenham nuk arritën dot të barazonin shifrat, me takimin që u mbyll me shifrat 2-1. Me këtë fitore Newcastle shkon në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Tottenham mbetet në kuotën e 23 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

tottenham newcastle

Sondazh

Poll