Sport

Fantazisti Luka Modric, 450 ndeshje me Real Madridin, një karrierë për t'u patur zili...

Lojtari kroat e ka festuar këtë ngjarje me një gol ndaj Sevillas. Ai nuk do të ndalet…

23 Tetor 2022, 10:51 Nga DOSJA

Fantazisti Luka Modric, 450 ndeshje me Real Madridin, një karrierë

SPANJE - Luka Modric arriti në 450 ndeshje me Real Madridin kundër Sevillas dhe festoi këtë ngjarje, duke shënuar golin e parë të kësaj ndeshjeje pas një pasimi nga Vinicius. Kroati mori pas takimit në ‘Santiago Bernabeu’ një bluzë përkujtimore nga presidenti Florentino Perez. 

Për më tepër, fitorja kundër Sevillas nënkuptonte për Modricin 300 fitore me Real Madridin: LaLiga (208), Champions (64), Copa del Rey (13), Kupa e Botës për Klube (6), Superkupa e Spanjës (5) dhe Superkupa evropiane (4).

 “Është një numër shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur që e arrita. Shpresoj që të rritet më shumë dhe të shoh se sa larg do të arrij. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe të luash kaq shumë ndeshje, është shumë bukur”,- tha Modric pas ndeshjes kundër Seviljes, për të shtuar se “është një ditë e veçantë për fitoren, për atmosferën, për “Topin e Artë” të Karimit, trofeun e Courtois... Jemi shumë të lumtur për ta”.

"Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar sesa me një gol. Vinicius më dha një top të mirë dhe është një nga golat më të lehtë të karrierës sime. Jam shumë i lumtur me fitoren. Jemi në një ecuri të mirë, vazhdojmë të fitojmë dhe të luajmë mirë. Duhet të vazhdojmë Jemi në fillim dhe nuk duhet të relaksohemi. Duhet të vazhdojmë së bashku dhe të fitojmë." Modric vazhdoi duke shpjeguar se ai rrëfeu se "Unë kam fanela për çdo numër të rrumbullakët dhe gjithçka. Ato përshtaten gjithmonë dhe është mirë t'i kesh për t'i mbajtur mend".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll