Aktualitet

'Shokët e tij më treguan'/ Nëna e Lear Kurtit: Unë humba ndjenjat, ishte çuni i gjithë Tiranës, hashash pinte

Ajo ka treguar se askush nuk i tregoi se djali i kishte ndërruar jetë, deri në momentin kur u zgjua pasi humbi ndjenjat.

23 Tetor 2022, 13:39 Nga A.B
'Shokët e tij më treguan'/ Nëna e Lear Kurtit: Unë
Fatmira Mustafa

TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa ka folur për vdekjen e të birit të saj. Në një intervistë për “News24”, ajo ka thënë se djali i saj kishte shenja dhune. Ajo ka treguar se askush nuk i tregoi se djali i kishte ndërruar jetë, deri në momentin kur u zgjua pasi humbi ndjenjat.

Pyetje: Kur keni biseduar për herë të fundit?

Nëna e Lear Kurtit: Më mori në orën 11 pa pak dhe i thashë hajde se u bëmë për mall. Do vij më tha se do ndërrohem. Me tha nuk dua dush se jam i pastër. E pyeta a je në shtëpi? Më tha mos ki merak nesër do rri gjithë ditën me ju. E kam bërë gjumin copa copa.

Pyetje: Bisedën e bëtë natën që ndodhi ngjarja?

Nëna e Lear Kurtit: Po. Më thanë shokët e Learit, më thanë hajde dhe shkuam te spitali ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj morëm rrugën dhe shkuam te morgu. Atje më çuan se nuk më thanë gjë. Unë humba ndjenjat. Ai ishte çun i mirë, i gjithë Tiranës. Tani si çdo i ri, do e pranoj, hasash pinte.

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

lear kurti fatmira mustafa

Sondazh

Poll