Aktualitet

‘Bastet hapen për të pastruar paratë’, Bezhani: Ta harroni se ato lekë do shkojnë për sportin

Bezhani u shpreh skeptik që paratë e mbledhura nga lojërat e fatit do të shkojnë për sportin siç është premtuar.

23 Tetor 2022, 12:27 Nga a.b\
‘Bastet hapen për të pastruar paratë’, Bezhani: Ta
Viron Bezhani

TIRANË- Viron Bezhani, ish-president i Komitetit Olimpik Shqiptar ka deklaruar se qëllimi i vetëm i rihapjes së lojërave të fatit është pastrimi i parave. Në një intervistë për Euronews, Bezhani tha se operacioni i mbylljes së lojërave të fatit i quajtur ‘Fundi i marrëzisë’ ishte një marrëzi e qeverisë i mbushur me paligjshmëri. Bezhani u shpreh skeptik që paratë e mbledhura nga lojërat e fatit do të shkojnë për sportin siç është premtuar.

Kuptojeni që po hapen për të pastruar lekët. Është turp të thuash që janë në të zezë. Kujt ja thua, ti je shteti. Rama ka deklaruar se janë të lidhura me krimin, po sot që po i hap? Të harroni se ato lekë do shkojnë për sportin. Shteti e ka për detyrë të kontribuojë për sportin, sporti është publik, nuk është bixhoz”, tha Bezhani.

Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online. Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online. Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.

viron bezhani baste sportive

Sondazh

Poll