Aktualitet

Po transportonte kuti me shishe vere pa faturë blerjeje, ndalohet shoferi i autobusit në Portin e Vlorës

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e 52-vjeçarit me inicialet A.J, u gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

23 Tetor 2022, 11:46 Nga A.B
Po transportonte kuti me shishe vere pa faturë blerjeje, ndalohet shoferi i
Shishe vere

VLORË- Policia ka daluar një person në Portin e Vlorës, pasi tentoi që të fuste kontrabandë në vendin tonë kuti me shishe vere. Forca blu, sqarojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e 52-vjeçarit me inicialet A.J, u gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 52-vjeçarin për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.  Sekuestrohet një sasi vere, procedohet drejtuesi i automjetit që tentoi të fuste kontrabandë, në vendin tonë. Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin A. J.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. J., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vere kontrabande mallra kontrabande porti i vlores

Sondazh

Poll