Aktualitet

U kap në Durrës me 25 mijë €, Shahu: Shkova në Itali për të blerë furgon, paratë s'janë të jashtëligjshme

32-vjeçari pretendon se ka shkuar në Itali para katër ditësh për të blerë një furgon të ri, por nuk ka rënë dakord dhe është kthyer sërish. 

23 Tetor 2022, 13:21 Nga A.B
U kap në Durrës me 25 mijë €, Shahu: Shkova në Itali
Furgoni

TIRANË-Arnold Shahu i cili u arrestua një ditë më parë në Durrës me 24 mijë e 980 euro, ka deklaruar se paratë nuk janë të paligjshme e as nuk vijnë nga aktivitete kriminale. 32-vjeçari pretendon se ka shkuar në Itali para katër ditësh për të blerë një furgon të ri, por nuk ka rënë dakord dhe është kthyer sërish. 

Kam kaluar 4 ditë më parë. Isha për të blerë një furgon në Milano, nuk më pëlqeu nuk ramë dakord u ktheva se bleva”, ka deklaruar ai.

32-vjeçari ka qenë shofer në furgonin që është kryer kontrolli dje. Përpara hetuesve Shahu ka refuzuar të dorëzojë telefonin për t’u bërë këqyrje komunikimeve, mirëpo tashmë ai është marrë nga autoritetet përkatëse.

Ndalimi i Shahut erdhi pas kontrolleve që ushtroi policia dhe autoritetet doganore në Portin e Durrësit, një ditë pasi u kapën 522 mijë euro të padeklaruar. Më pas u zbuluan edhe 25 mijë eurot që Shahu kishte në autobusin që vinte Bari. 

arnold shahu

Sondazh

Poll