Aktualitet

SONDAZHI për besimin në Qeverisje: Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më efikas për llogaridhënien

Kontrolli i Lartë i Shtetit, mban vendin e parë me 71.1% ,duke treguar qartë rritjen e besimit nga ana e qytetarëve për këtë institucion.

23 Tetor 2022, 12:36 Nga A.B
SONDAZHI për besimin në Qeverisje: Kontrolli i Lartë i Shtetit,
KLSH

TIRANË- Duket se KLSH është kthyer në institucionin më të besueshëm për llogaridhënie, sipas qytetarëve.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka publikuar Sondazhin e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, i cili shqyrton  perceptimin publik dhe qëndrimet e qytetarëve në çështje, si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike, menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Në sondazh Kontrolli i Lartë i Shtetit, mban vendin e parë me 71.1% ,duke treguar qartë rritjen e besimit nga ana e qytetarëve për këtë institucion.

Sondazhi “Besimi në Qeverisje” përgatitet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe shqyrton  perceptimin publik dhe qëndrimet e qytetarëve në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike, menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Në vijim paraqitet sondazhi “Besimi në Qeverisje 2021”: KËTU

klsh llogaridhenia sondazhi i besimi ne qeverisje 2021

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll