Aktualitet

'Më goditi'/ Deizi Arapi dhe Marsel Buçi sërish në polici, pezullohet shefi i krimeve

Mbrëmjen e djeshme u shoqërua në komisariat Deizi Arapi dhe Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit.

23 Tetor 2022, 12:13 Nga A.B
'Më goditi'/ Deizi Arapi dhe Marsel Buçi sërish
Deizi Arapi dhe makina e djegur

KORÇË- Shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit, është pezulluar nga detyra për tre ditë dhe ndaj tij ka nisur hetimi për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”. Kjo masë është marrë pas ankesës për dhunë të bërë në Agjensinë e Mbrojtjes Policore nga Marsel Buçi, mjeti i së cilit u dogj pak ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme u shoqërua në komisariat Deizi Arapi dhe Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati, i cili ka qenë prezent në ambjentet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast. Shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Çfarë ka ndodhur mes Deizi Arapit dhe Marsel Buçit?

Marsel Buçit iu shkrumbua mjeti i llojit "Volkswagen" teksa ishte parkuar para shtëpisë së tij, rreth orës 02:30. Ai është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti. 

Në një dalje për mediat, më 25 shtator, Deizi Arapi bëri përgjegjës deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbatin. Për këtë të fundit, ajo tha se ka pasur rol urdhërues në ngjarje, pas konflikteve që kanë pasur konflikte në të shkuarën.

Arapi ka deklaruar se konflikti me Nallbatin nisi katër vite më parë, pasi nëna e saj u pushua nga puna si pastruese në Bashki padrejtësisht, në kohën kur deputeti i Partisë Demokratike ishte kryebashkiak. Rol ekzekutues sipas Arapit ka pasur punonjësi i karburantit të Nallbatit. Në atë kohë ajo nuk ia përmendi emrin, por është zbuluar se bëhet fjalë për Marsel Buçin, i cili sipas 27-vjeçares e kishte ndjekur mbrëmjen e 24 shtatorit deri në momentin që ishte future në shtëpi, për të përfituar më pas për t’i djegur makinën.

deizi arapi marsel buci

Sondazh

Poll