Aktualitet

'Më dhunoi në zyrë'/ Buçi e denoncoi, zbulohet identiteti i shefit të krimeve në Komisariatin e Devollit

Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast

23 Tetor 2022, 13:30 Nga A.B
'Më dhunoi në zyrë'/ Buçi e denoncoi, zbulohet
Policia

KORÇË- Marsel Buçi ka denoncuar për dhunë, shefin e krimeve në Komisariatit Devoll, Pashk Syziu.

Mbrëmjen e djeshme Buçi dhe Deizi Arapi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit, u shoqëruan në polici. Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast. Syziu është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

marsel buci deizi arapi pashk syziu

Sondazh

Poll