Aktualitet

Projekti u rrafshon tokat bujqësore, banorët në Kurbin protestojnë, e moshuara: Me se do jetojmë?

Banorët që në fillim kanë ngritur shqetësimin se ky projekt nuk është konsultuar me ata, siç dhe e parashikon ligji.

23 Tetor 2022, 11:36 Nga A.B
Projekti u rrafshon tokat bujqësore, banorët në Kurbin
E moshuara duke protestuar

KURBIN- Banorët e fshatit Prozhme të Kurbinit janë ngritur ditën e sotme në protestë për një projekt infrastrukturor që kalon në tokat e tyre bujqësore. Një e moshuar tregoi se merr vetëm 8 mijë lekë pension e rrit dy jetimë, duke mbjellur tokën bujqësore. Ajo ka treguar se nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim pas rrafshimit të tokës bujqësore.

Me se do të jetoj unë?! Po flas hapur, me 8 mijë lekë pension e këtë tokë rrit dy jetimë”.- ka treguar e moshuara.

‘Jemi sot për të protestuar kundër zbatimit të një projektii ciliështë jovetë shëprdorues por edhe korruptiv. Ua shpjegova edhe nëpërmjet hartës, ne kemi projektin që kalon në rrugët dytësore të cuilat janë në zbatim të mbylljes së autostradës së rugës së konbit. Pra do mbyllet rruga e kombit dhe do të zbatohet një prjekt për të hapur për rrugë dytësore. Këto rrugë dytësore, në vend që t’i përdorin mbi toka shtetërore, ARRSH nuk zbaton këtë formë metodologjie, ka ardhur për të dëmtuar tokat tona bujqësore. Ne jemi sot me banorët e fshatit për të parandaluar këtë rrugë që s’është konsultuar me banorët.’- tha njëri prej banorëve.

Prej 4 vitesh firma “Euroteorema” po zbaton projektin e financuar nga ARRSH-ja për ndërtimin e rrugëve dytësore pranë mbikalimit të Rrugës së Kombit në Fushë-Milot, Kurbin. Banorët që në fillim kanë ngritur shqetësimin se ky projekt nuk është konsultuar me ata, siç dhe e parashikon ligji. Projekti kalon mes përmes tokave bujqësore. Banorët janë ankuar në ARRSH me anë të një shkrese zyrtare, po ankesa e tyre nuk u mor parasysh me argumentin se nuk e ndryshojnë dot projektin. 

proteste ne kurbin

Sondazh

Poll